2.8 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Ali Aliu merr çmimin “Azem Shkreli”

ali aliuJuria ka marrë vendim që t’i ndajë Çmimin Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, akademikut Ali Aliu.

Juria profesionale në përbërje të Anton Berishaj – kryetar, MusaRamadani, NerimaneKamberi, Ismail Syla dhe Agron Y. Gashi – anëtarë, ka marrë vendim për ndarjen e Çmimit Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimeve Vjetore për Letërsi për vitin 2014. Juria ka marrë vendim që t’i ndajë Çmimin Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, akademikut Ali Aliu.

Gjithashtu, në bazë të vendimit të MKRS-së, nr. 01/2015, të datës 12 janar 2015 dhe në bazë të Rregullores 3114/2009, juria profesionale ka ndarë Çmimin Vjetor për Letërsi për librin më të mirë me poezi, i cili i ndahet poetit NexhatHalimi, për veprën “Kaq vetëm Fedorë”, ndërsa Çmimi Vjetor për librin më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë i ndahet studiuesit dhe shkrimtarit Osman Gashi, për veprën “Letërsia dhe miti”.

Ndërkaq, Çmimi Vjetor për librin më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe, i është ndarë profesorit të gjuhës frënge MasarStavileci, për përkthimin e veprës “Neveria” të autorit e filozofit francez JeanPaulSartre. Juria, po ashtu, mori vendim që Çmimi Vjetor për librin më të mirë në prozë të mos ndahet.

Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore për Letërsi, laureatëve, do t’u ndahen në mënyrë ceremoniale që do të organizohet në MKRS, më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Juria profesionale për ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimeve Vjetore për Letërsi është emëruar nga ministri Kujtim Shala.

Më Shumë

Platforma “Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në objektin e Presidencës

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka realizuar një aktivitet simbolik në kryeqytet, duke projektuar në objektin...

Ndahet nga jeta profesori Hajdar Mallaku

Ka ndërruar jetë profesori Hajdar Mallaku, i cili deri në pension ka punuar  në gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren. Ai  ka dhënë kontribut të çmuar...

Lajmet e Fundit