AAK përjashton Blerim Shalën

Ramush haradinaj dhe blerim shalaAleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë me dije se ka liruar nga të gjitha përgjegjësitë dhe obligimet që ka pasur deri më tani tashmë ish-nënkryetari i parë i kësaj partie Blerim Shala.

Arsye për këtë vendim është vendimi i Shalës për t’u bërë pjesë e ekipit të negociatave në Bruksel.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e njoftuar me vendimin e z. Blerim Shala për të qenë pjesë e ekipit për negociata në Bruksel”, thuhet në njoftimin për media të AAK-së.

“Aleanca e liron z. Shala nga të gjitha përgjegjësitë dhe obligimet në parti”, përfundon ky njoftim.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit