9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

“Allahu të pranoftë shehid”, lutjet e shokëve të Qorrit që u vra nga Policia në Prizren

Besnik Shala, 32-vjeçari i njohur me nofkën “Qorri”, u vra nga policia në “Lagjen e Trimave” në Prizren, pasi fillimisht rezistoi arrestimin duke gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policëve.

Policët në vetëmbrojtje iu kundërpërgjigjën me armë zjarri Qorrit dhe si pasojë e plumbave të shkrepur prizrenasi pësoi plagë vdekjeprurëse.

Vrasja e Qorrit nga policia nxiti reagimin e shokëve të tij, të cilët shpresojnë se ai do të pranohet “shehid” nga Zoti.

“Allahu të pranoftë shehid, vëllai ynë. Amin. Ne nuk qajmë për shehidat e umetit islam, shpirtrat tanë gëzohen për atë që ta mundësoi Allahu shehid, in shaa Allah. Zemrat tona janë të pikëlluara nga hidhërimi ndaj kufarëve. Allahu ua dhëntë hakun përmes duarve të besimtarëve. Amin”, ka shkruar njëri nga shokët e të Besnikut, duke bashkëngjitur postimin e të ndjerit të bërë një muaj më parë, ku thoshte: “Vdekja ime t’ju gëzoj. E askush të mos lotoj. Bëni lutje hiç pa nda. T’jem Shehid In shaa Allah.”

Ndërkaq, një tjetër mik i Besnikut ka shkruar: “Vritet vëllai nga Prizreni gjatë përleshjes me Policisë e Kosovës. Qentë serbë ecin të lirë nëpër territorin e Kosovës, ndërsa shqiptari vritet në oborrin e tij. Lusim Allahun ta pranojë në mesin e shehidave”.

 

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Lajmet e Fundit