12.3 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Allegri qetëson tifozët e Juves: Nuk jemi për titull, gara është mes Interit, Milanit dhe Napolit

Juventusi ka marrë një fitore të madhe ndaj Veronës me rezultat 2-0, ku dy përforcimet e janarit shënuan gola.

Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria ishin autorët e golave për Zonjën e Vjetër, skuadër e cila rikthehet në top katërshe pas një kohe të gjatë.

Pas 24 xhirove, Juve ka 45 pikë, tetë më pak se Interi që është në pozitën e parë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pa marrë parasysh entuziazmin e tifozëve bardhezi, trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se skuadra e tij nuk është për titull.

“Ishte një ndeshje e vështirë sepse Verona vrapon shumë dhe na dëmtoi. Treshja në sulm punoi mirë, kanë shumë cilësi dhe kishim shumë raste. Duhet të jemi të qetë sepse kampionati është shumë i gjatë”.

“Ishte e rëndësishme që të fitonim këtë ndeshje për të shfrytëzuar entuziazmin pas ardhjes së Vlahovic dhe Zakaria, si dhe për ti marrë pikë Atalantës në luftën për zonën e Ligës së Kampionëve. Titulli është një temë që i përket vetëm Interit, Milanit dhe Napolit”, u shpreh Allegri.

Trajneri italian ka folur edhe për dy prurjet e janarit, ku ka kritika për Dusan Vlahovic, pa marrë parasysh që shënoi gol.

“Unë do të hidhja në fushë gjithmonë lojtarët që kanë cilësi, por varet nga ndeshja dhe momenti i sezonit. Verona na sulmonte menjëherë, prandaj kishim nevojë për teknikë”.

“Dusan nuk e nisi shumë mirë, gaboi në disa stopime. Është një lojtar që lufton, por duhet të përmirësohet. Zakaria luajti mirë dhe luftoi shumë”, përfundoi Allegri. /Telegrafi/

Më Shumë

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Lajmet e Fundit