17.1 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Amaneti i dëshmorëve, udhërrëfim për PDK-në

Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së në Prizren, të shoqëruar nga anëtarë të Shtabit Zgjedhor të Degës së PDK-së, në prirje të Shefit të Shtabit z.Shaqir Totaj, edhe në ditën e dytë të fushatës, kanë vazhduar nderimet dhe homazhet pranë shtatoreve të dëshmorëve të kombit. Fillimisht kanë bërë homazhe te lapidari në Zhur.

Gjatë kësaj vizite ata kanë theksuar se këto homazhe janë mesazhi më i mirë i yni, se sa e drejtë ka qenë lufta e UÇK-së dhe sa shtrenjtë ka kushtuar liria e Kosovës, përkundër faktit se disa subjekte politike që po mundohen ta minimizojnë rëndësinë e luftës dhe të gjakut të derdhur për liri dhe pa menduar fare po deklarohen se do ta çlirojnë Kosovën. Këto lapidare dhe këta dëshmorë, janë dëshmia më e mirë se ato parti që po e nënçmojnë luftën, e kanë humbur rrugën në oborr dhe nuk do të jenë në shërbim të Kosovës.

May be an image of 1 person dhe tekst

Më pas është bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve në Jeshkovë, ku ka qenë edhe Shtabi Regjional i UÇK-së. Kandidatët për deputetë në radhët e PDK-së të Prizrenit: Nezir Çoçaj, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj-Gutaj, Kadri Kryeziu, Gresë Baraliu, Alban Bislimaj, Veton Firzi dhe Kastriot Krasniqi, janë zotuar se vota e familjarëve të dëshmorëve e obligon edhe më shumë PDK-në, që të angazhohen në bërjen e shtetit si shtet funksional, që ta duan dhe ta respektojnë edhe miqtë ndërkombëtarë.

Gjithashtu u potencua se me PDK-në në pushtet, familjet e dëshmorëve do të ndihen krenarë dhe se lufta e UÇK-së do të dëshmohet se ka qenë e pastër, ani pse po tentohet që për interesa partiake të mohohet se Kosova është çliruar me luftë.

Më Shumë

Vjedhje në një xhami të Rahovecit, grabitet kasaforta me para

Një rast vjedhjeje ka ndodhur gjatë natës në një xhami, ku persona ende të panjohur kanë depërtuar me forcë në ambientet e brendshme dhe...

Edhe nga një muaj paraburgim ndaj Nexhmi Krasniqit dhe 3 tjerëve nën dyshimin për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga një muaj ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi- aktualisht drejtor...

Lajmet e Fundit