4.4 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Ambasadori amerikan i dërgon mesazh Halim Kosovës

Ambasadori i SHBA, Donald Lu i ka dërguar një letër kandidatit të PD për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova.

Në letër shkruhet:

I dashur Dr Kosova

Doja të dërgoja këtë letër për t’iu përgëzuar për fushatën pozitive për Bashkinë e Tiranës dhe të përqendruar në problematika. Ambasada jonë ka folur shpesh në muajt e fundit rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë që janë përfshirë në blerje vote, shantazhim dhe manipulim të institucioneve demokratike.

Në kontrast me këtë, ne pamë që ju ishit personalisht i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur. Ju folët për çështje që shqetësojnë votuesit e Tiranës. Ne mendojmë se fushata juaj ishte një shenjë për qytetarët shqiptarë se sistemi i tyre politik po maturohet.

Ne të falenderojmë për përpjekjet tuaja për të përmirësuar vendin. Në veçanti, ne vlerësojmë punë tuaj të jashtëzakonshme si Ministër i Shëndetësisë. Mezi pres të bisedoj me ju për këto çështje në një të ardhmen të afërt.

Sinqerisht

Donald Lu

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit