Hetimi për vdekjen e Kurt Cobain duhet rihapur

Pas më shumë se dy dekadash që nga vdekja e Kurt Cobain, liderit të grupit të famshëm të rokut, Nirvana, një ish-shefi i policisë në Seattle thotë se hetimi për këtë vdekje duhet rihapur, shkruan Dailymail.

Norm Stamper, i cili qëndroi në krye të Departamentit të Policisë Seattle në periudhën 1994-2000 i tha regjisorit Benjamin Statler që po realizonte një film për këtë ngjarje se po të ishte sot në krye të departamentit do ta rihapte rastin.

Sipas versionit zyrtar të ngjarjes, Cobain vrau veten më 5 prill 1994, brenda shtëpisë së tij pranë liqenit Washington, në zonën e Seattle, por gjithmonë kanë ekzistuar spekulimet se ai mund edhe të jetë vrarë.

Në dokumentarin e ri, Stetler paraqet çështjen nga pikëpamja e hetuesit privat Tom Grant, i cili ishte punësuar nga gruaja Cobain e Courtney Love për ta kërkuar muzikantin vetëm disa ditë para se ai të gjendej i vdekur. Në bazë të asaj që shihet në triler filmi duket se fokusohet në teorinë e konspiracionit se Country Love, gruaja e Kurt Cobain, mund të qëndrojë pas vdekjes së burrit të saj. /KosovaLive/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Familja njofton për vdekjen e 26 vjeçarit që u godit nga rrufeja në Suharekë

Fatlind Bajselmani, 26-vjeç, vdiq të mërkurën pasdite pas goditjes që pranoi nga rrufeja në një zonë malore pranë Suharekës. Familja Bajselmani njoftoi sot se varrimi...

Lajmet e Fundit