14.9 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Ambasadori Malaj: Dhimbja në Krushë të Madhe preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë dhe botës mbarë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se masakra e Krushës së Madhe e ka lidhur mbarë botën në pikëllim dhe në vendosmërinë për të kërkuar drejtësi dhe paqe.

Malaj ka thënë nga Rahoveci se vrasjet e rreth 250 personave në Krushë të Madhe para 25 vjetësh ishin sulme mbi “thelbin e dinjitetit dhe lirisë njerëzore”.

“Këto nuk ishin vetëm sulme kundër individëve, ato ishin sulme mbi thelbin e dinjitetit dhe lirisë njerëzore. Dhembja dhe vuajtja e shkaktuar këtu preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë, botës mbarë, duke na lidhur së bashku në pikëllim, por edhe në vendosmërinë tonë për të kërkuar drejtësi dhe paqe”, ka thënë ai.

Ambasadori shqiptar ka thënë se në Rahovec ka shkruar edhe si bashkëqytetar i prekur thellë.

“Si ambasador i Shqipërisë në Kosovë, unë qëndroj para jush jo vetëm si përfaqësues i vendit tim, por si një bashkëqytetar i prekur thellësisht nga historitë e mbijetesës dhe humbjes që ruan ky muze”, ka thënë Malaj.

Malaj ka thënë se “Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë me njëra-tjetrën”.

“Ne ndajmë historinë, ndajmë kulturën dhe një frymë të palëkundur euroatlantike që asnjë fatkeqësi s’mund ta zvogëlojë”, ka thënë Malaj.

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për praktikë profesionale të nxënësve në Prizren

KRU "Hidroregjioni Jugor" dhe Shkollës së Mesme Teknike, Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të angazhimit të...

Në Malishevë nënshkruhet memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Në ambientet e Komunës së Malishevë është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha,...

Lajmet e Fundit