6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Amerikanët vlerësojnë Qeverinë për luftën kundër terrorizmit

mustafaNdihmës sekretaren e Shtetit të SHBA’së Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland është shprehur e kënaqur me punën e Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e qytetarëve që të marrin pjesë në luftëra terroriste.
Këto komente Nuland i ka bërë gjatë një takimi me Isa Mustafën.

Lexojeni të plotë njoftimin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar sot një takim me ndihmës sekretaren e Shtetit të SHBA-ve për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland.

Ndihmës sekretarja Nuland ka uruar kryeministrin Mustafa për detyrën e re në udhëheqje të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur përkrahjen e SHBA-ve për Qeverinë e re të Kosovës në të gjitha proceset, si në zhvillimin ekonomik dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Gjatë takimit, u bisedua për vizitën zyrtare që kryeministri Isa Mustafa do të zhvillojë në SHBA ku do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Mustafa do të angazhohet edhe për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimet ekonomike të Kosovës me SHBA-të.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe institucioneve të Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme që SHBA-të po japin për shtetin e Kosovës, në të gjitha fushat.

Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu vendosmërinë dhe angazhimin e Kosovës për të qenë partner i plotë i SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të të gjitha formave.

Ndihmës sekretarja Nuland vlerësoi përkushtimin e Qeverisë Mustafa në luftën kundër terrorizmit, veçmas me procedimin e ligjit kundër pjesëmarrjes së kosovarëve në luftëra të huaja.

Më Shumë

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Lajmet e Fundit