Rahoveci kthen repartin e hemodializës, 70 pacientë në pritje

20150208192909517646Janë rreth 70 persona në Rahovec dhe Malishevë që kanë nevojë për shërbimin e dializës dhe hemo-dializës. Për këtë, të sëmurët, pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, janë të detyruar deri në tri herë brenda javës të udhëtojnë me kilometra për ta marrë të njëjtin shërbim, raporton KTV.

Për t’ua lehtësuar sado pak marrjen e këtij shërbimi, Komuna e Rahovecit ka bërë plan që një pjesë të hapësirës së Qendrës së Mjekësisë Familjare ta kthejë në repart të Dializës.

Kanë marrë pëlqimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimit Spitalor dhe Klinikave Universitare, derisa po presin edhe bashkërendimin me drejtues të Spitalit të Prizrenit.

Munib Durguti, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies thotë se përveç mjeteve që do t’i ndajnë nga buxheti i Komunës, kanë siguruar edhe donatorë për ndërtimin e këtij reparti.

Derisa rahovecianët janë të bindur se do të arrijnë t’i krijojnë kushtet e nevojshme për shërbime të të sëmurëve nga veshkat, mjekët e QKUK-së pak shpresojnë.

Drejtori i Klinikës së Nefrologjisë, Ibrahim Rrudhani, thotë se edhe po të pajiseshin me aparaturën e nevojshme për të nisur punën me dializë në Rahovec, vështirë se do të mund t’ia dilnin.

Por, zyrtarët komunalë janë të bindur se bashkë me drejtuesit e Spitalit të Prizrenit dhe me donatorët do të arrijnë të ndërtojnë repartin e Hemo-dializës që do t’i plotësonte të gjitha kushtet dhe do të kryheshin shërbime të standardeve evropiane.

Më Shumë

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Lajmet e Fundit