15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Amnesty International fut Trump mes shkelësve të të drejtave të njeriut

Grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International akuzoi presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për “politika të urrejtjes” dhe për “të qenët kërcënim për të drejtat e njeriut”.

“Presidenti Trump bën veprime që shkelin të drejtat e njeriut në SHBA dhe jashtë”, tha Amnesty International.

Në raportin e saj vjetor, të titulluar ‘Gjendja e të Drejtave të Njeriut në Botë’, organizata e vuri Trumpin në të njëjtin grup me udhëheqësit e Egjiptit, Rusisë, Kinës, Filipineve dhe Venezuelës.

“Spektri i urrejtjes dhe i frikës tani duket i madh në çështjet botërore. Ne kemi pak qeveri që mbështesin të drejtat e njeriut në këto kohë shqetësuese”, tha Salil Shetty, udhëheqës i Amnesty International.

Në raport, mes tjerash, thuhet se politika e Trumpit, për t’iu ndaluar hyrjen në SHBA qytetarëve të disa shteteve me shumicë myslimane, ka qenë një “veprim transparent i urrejtjes”.

Në mesin e çështjeve të tjera që nxjerr në dukje raporti i Amnesty International, janë: “fushata e tmerrshme ushtarake e spastrimit etnik” kundër myslimanëve Rohingya në Mianmar, “krimet kundër njerëzimit” dhe krimet e luftës në Irak, Sudanin Jugor, Siri dhe Jemen, shtypjet e komunitetit LGBT në Çeçeni dhe Egjipt e të tjera.

Më Shumë

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Haradinaj kujton Masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë...

Lajmet e Fundit