Gjithnjë e më shumë po shihet me kuriozitet qëndrimi i Edi Ramës që pas shpërthimit të bombës Tomë Doshi. Kryeministri që flet për gjithçka dhe kudo, po trregon një vetëpërmbajtje të çuditshme. i vetëm qëndrim që ai ka mbajtur ndaj deputetit të Shkodrës u pa ditën e përjashtimit, kur Rama i dha Doshit «lirinë për të mos pasur barrën e mbajtjes së përgjegjësive të përbashkëta». Edhe më kurioz është qëndrimi ndja bashkëdrejtuesit të koalicionit të majtë. Megjithëse opozita e ka vënë Metën në syrin e ciklonit, rama nuk ka gjetur dot asnjë fjalë pozitive por aleatit të tij për afro dhjetë ditë me radhë. Dhe duke ditur që ashtu sikurse aktet edhe heshtja në politikë është e interpretueshme, edhe heshtja e Ramës e ka një kuptim.
Së pari ai po tenton të distancohet nga rokopuja me vrasës me pagesë, me intriga, me takime me kriminelë dhe të fortë. Ai po tenton që në asnjë çast të mos identifikohet me këtë histori që i’a ka shpifur publikut.
Ai po hesht për Tomë Doshin sepse shpreson se kështu do të marri gjithë pikët e mundshme nga kjo histori. Ai nuk ka thënë asnjë moment se po e largon Doshin për hir të procesit të dekriminalizimit, sepse në një rast të tillë nga publiku do ti bëheshin pyetjet : kur e kuptove që duhej të ndaheshe, a nuk e njihje ti doshin më parë ? Kush e futi dy herë më radhë në listat e PS ? Jo Rama ka zgjedhur të mos flaës për të nënvizuar se akti i ndarjes me deputetin e Shkodrës është tejet më i rëndësishem se çdo koment lidhur me mardhënien e tij të shkuar.
Të njëjtën strategji po përdor edhe ndaj Ilir Metës. Ramës sikur i pëlqen që meta është vënë në qendër të sulmeve të opozitës. E para sepse mbyll njëherë e përgjithnjë lojën me dy porta të vëllait të tij armik dhe e dyta sepse ai del i lartësuar, kur në këtë lojë me vrasje, emri i tij nuk përmendet kurrë.
Nga e gjithë kjo lojë, për momentin duket sikur kryeministri është i fituar. Ai po lë imazhin e ndarjes me të keqen brenda partisë dhe po tregon duke miratuar në heshtje se kush është e keqja Brenda mazhorancës. E vetmja llogari që Rama ndoshta nuk ka bërë përgjatë kësaj heshtje dhjetë ditore është: a do t’ia falë Ilir Meta këtë braktisje në ditë të vështirë? Këtë mungesë solidariteti dhe mbështetjeje?
Apo mos vallë rama e kë bërë edhe këtë llogari dhe po bëhet gati të ndahet edhe nga Meta? Duke dashur në heshtje të mos pastrojë vetëm partinë, por krejt shumicën e tij? Kjo mbetet të shikohet. Tani për tani Rama qëndron i heshtur. /lapsi.al/