8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Anëtari i LDK-së: Asamblistët tonë në Prizren po ia bëjnë argatin Haskukës

Anëtari i LDK-së, Florent Ukaj ka reaguar ndaj asamblistëve të partisë së tij, në Prizren pasi votuan Marrjen e Kredisë.

Sipas Ukës, asamblistët e LDK po ia bëjnë argatin Mytaher Haskukes duke ditur që komuna çdo vit ka suficit të buxhetit

“Po ashtu është pritur të veprojnë edhe asamblistët tonë në Prizren, të cilët sot ia kanë bërë argatin Haskukës duke votuar Marrjen e Kredisë, duke e ditur që komuna çdo vit ka suficit të buxhetit. Udhëheqësit e degës, me reflektim të qartë jo vetëm për rezultatet e fundit por edhe për veprimet e asamblistëve të LDK-së, do t’i bënin nder vizionit të LDK-së dhe kthimit aty ku e ka vendin.Duhet të veprohet para se të jetë shumë vonë!”, ka shtuar Ukaj.

Sipas Ukajt, para interesave të veta secili duhet të vendosë intersin e LDK-së kudo ku e përfaqësojnë atë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren urgjentisht duhet të merret me veten dhe të vu në prioritet kthimin e besimit të votuesve siç ishte dikur!Para interesave të veta, secili duhet ta vendosë interesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kudo dhe kurdo që e përfaqëson atë”, ka shkruar Ukaj.

Më Shumë

Kosova një hap nga Botërori – Sot hidhet shorti i fazës së tretë

Sot në Herning të Danimarkës do të hidhet shorti për fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 në hendboll për...

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel komunal në Suharekë

Në ambientet e Komunës së Suharekës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe...

Lajmet e Fundit