Asamblisti i PDK-së në Prizren del kundër kryetarit të degës Shaqir Totaj

Asambleisti i PDK-së në Prizren, Kastriot Krasniqi thotë se kryetari i degës, Shaqir Totaj e ka humbur ndikimin e tij.

Sipas tij, Totajn nuk po e dëgjon e nuk po ia merr fjalët seriozisht askush.

Ai shton se votat për Mytaher Haskukën, kryetarin e tanishëm të Prizrenit u bënë edhe me ndihmën e PDK-së.

Kërkon reflektim nga PDK.

“Kështu nuk hyhet në garën për kryetar Komune kur nuk të pyet kush. PDK duhet të reflektojë sa nuk është bërë vonë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

 

Më Shumë

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit