Anëtarja e LDK-së: Quni nuk është dashtë hiç me kandidu kur e ka ditë që s’ka me shku deri në fund

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka komentuar dorëheqjen e Anton Qunit në momentin e fundit.

Bunjaku-Rexhepi është shprehur se Quni nuk është dashur të kandidojë fare.

“Zotëri Quni nuk është dashtë hiç me kandidu kur e ka ditë që ska me shku deri në fund”, është shprehur ajo derisa ka kërkuar që të pyetet vet Quni pse ndërmori këtë veprim.Ajo ka bërë të ditur se për kryetar të LDK-së përkrahë kandidaturën e Lutfi Hazirit.

Anton Quni është tërhequr nga gara për ta marrë udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës me të mbërritur në vendin ku kishin nisur punimet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së.

Ndërkohë, të gjitha kandidaturat për kryetar të LDK-së kanë kaluar me miratimin e delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie. Kandidaturat që kanë kaluar në Kuvend janë ato të Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut e Besian Mustafës./Insajderi.org

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

Lajmet e Fundit