11.2 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Ankand nga ylli i Beatles

Më shumë se 800 sende në pronësi të yllit të Beatles, Ringo Starr, dhe të së shoqes Barbara Bah, do të shiten në ankand.

“Kemi kaq shumë gjëra, një pjesë të mirë të të cilave nuk i kemi parë prej 20 apo 30 vjetësh”, deklaroi 75-vjeçari Starr për Associated Press.

Mes objekteve që do të dalin në ankand është edhe bateria e parë model “Ludwig Oyster”, të cilën muzikanti e përdori në mbi 200 koncerte dhe regjistrime mes majit 1963 dhe shkurtit 1964.

Gjithashtu do të shitet edhe kitara “Rose-Morris Rickenbacker” me të cilën John Lennon luajti gjatë shfaqjes së Krishtlindjeve 1964-1965, e që në 1968 ia dhuroi Ringos.

Starr tha se ideja për ankandin erdhi pasi muzeu Grammy në Los Angeles i kërkoi atij të bënte një ekspozitë rreth jetës dhe muzikës së vet në 2013/2014.

Pasi e shitën shtëpinë në Angli dhe i vunë kyçin apartamentit në Montekarlo, çifti mendoi: “Ç’do të bëjmë me tërë këto gjëra?”.

Sendet do të shiten më 4 dhe 5 dhjetor në një ankand në Beverly Hills të Californias dhe një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për bamirësi.

“Boll i kemi mbajtur në garazh gjithë ato gjëra për kaq gjatë. Mund t’i përdorim për qëllim të mirë e t’u japim gëzim shumë njerëzve”, ka thënë Starr.

Më Shumë

Prizreni mposhtet minimalisht nga Feronikeli

Në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, Prizreni është mposhtur sot me rezultat minimal 2–1 nga Feronikeli, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Rexhep...

Krasniqi me disponim të mirë krah Totajt: Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka udhëtuar drejt Prizrenit për kryetarin aktual të kësaj komune, njëherësh kandidat për një mandat tjetër, Shaqir Totajn. Përmes një...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit