12.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Ankohen banorët e rrugës “ Liman Shala” në Prizren

Rruga e parregulluar, po sjell telashe banorëve të rrugës “ Liman Shala” në Prizren.

Lëvizja në këtë rrugë gjatë kohës së të reshurave atmosferike po bëhet tashmë e padurueshme për banorët.

Para më shumë se një muaji Drejtoria e Shërbimeve Publike ka intervenuar, duke e shtruar një pjesë të madhe të kësaj rruge me zhavorr, por një gjë e tillë nuk ka dhënë efektin e dëshiruar.

Problemi më i madh po paraqitet në hyrje të kësaj rruge, ku kohë më parë është realizuar një projekt për rregullimin e kanalizimit, me ç’rast projekti kishte mbetur në gjysmë dhe nuk ishin vendosur as kupëzat në rrugë ku ndodheshin më herët.

Përveç rrugës së dëmtuar, pesetat në të kanë mbetur të pambyllura dhe banorët e kësaj lagje i’a kanë frikën se mos fëmijët ë tyre mund të bien në këto puset, të cilat janë mbuluar me disa kupëza e drunj të zakonshëm nga vet banorët. Selman Rakaj e Kadri Qovani, banorë të kësaj rruge thonë se jeta e tyre po i përngjanë sikur të jetonin në xhungël.

Këta banorë apelojnë që të merren masa urgjente nga komuna për të zgjidhur këtë problem të tyre, në të kundërtën paralajmërojnë një tubim masiv para objekteve komunal për të shprehur revolten e tyre për joseriozitet karshi kërkesave të tyre nga organet komunale, përfshirë edhe kryetarin Ramadan Muja.

Në anën tjetër zyrtarët komunal thonë se tashmë në këtë rrugë është intervenuar për shtruarje me zhavorr, dhe për vitin në vijim është paraparë që të rregullohet në tërësi ky problem për shkak të procedurave ligjore. /TV Prizreni/

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Suharekë: Sulmon fizikisht bashkëshorten dhe mban armë pa leje në shtëpi

Një burrë është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe gjatë kontrollit në shtëpi, i janë...

Edhe Meriton Ismaili vazhdon me Bashkimin për sezonin 2025/26

Klubi i basketbollit Bashkimi ka zyrtarizuar sot vazhdimin e bashkëpunimit me Meriton Ismailin, një ndër lojtarët më të përkushtuar të skuadrës, raporton PrizrenPress. Ismaili do...

Lajmet e Fundit