Anton Quni kërkon zbardhjen e vrasjes së komandant ‘Drinit’

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, kërkon nga institucionet e drejtësisë që të zbardhet sa më shpejt vrasja e heroit të Kosovës, Ekrem Rexha-‘Drini’.

Sipas tij, ‘Drini’ ishte një patriot i madh.

“Vrasja makabër e tij duhet zbardhur sa më parë nga organet e drejtësisë “, tha Quni, shkruan “PrizrenPress”

Sipas tij, kriminelët që vranë ‘Drinin’, duhet të vihen para drejtësisë.

Quni, e ka ngritur në piedestal figurën e heroit të Kosovës.

“Me angazhimin e tij gjatë luftës së UÇK-së dhe në Kosovën e pasluftës, Ekrem Rexha-‘Drini, mbetet përjetësisht shembulli më i mirë i një patrioti të madh, idealisti e atdhetari vizionar”, u shpreh ai.
.
Më 8 maj 2000 ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha-‘Drini’, qe vrarë para shtëpisë së vet në Prizren. Kjo vrasje pati ndodhur në rrethana misterioze. Drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, edhe pas angazhimit, ka dështuar për gjetjen e vrasësve të tij./PrizrenPress.com/

Afërdita Morina-Biffar kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit

 

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit