Anton Quni përkujton veprimtarin, Sefer Rexhaj

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni ka përkujtuar sot veprimtarin Sefer Rexhaj, në katër vjetorin e vdekjes.

“Në një ditë si kjo, katër vite më parë, LDK e Prizrenit humbi një veprimtar të devotshëm e të përkushtuar”, tha Quni.

“Ikja e Sefer Rexhës në amshim, krijoi zbrazëti që vazhdojmë ta ndjejmë përditë”.

“Seferi, do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njeri me zemër të madhe e bujar, që e ndihmoi pa kursim LDK’ në në të cilën besonte shumë, e kujtojmë si njeri të dashur e të afert për kolegët e miqtë dhe të përkushtuar për vendin”.

“Me bashkëpunëtorët e mi, sot bëmë homazhe tek varri dhe vizituam familjen e tij.
U prehtë në paqe!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit