16.7 C
Prizren
E martë, 2 Shtator, 2025

Antoneta Papapavli, artistja e dashur e publikut në vite

Antoneta PapapavliAntoneta Papapavli aktorja e dashur e kinemasë dhe teatrit sot do të mbushte 76 vjeç, Sëmundja nga e cila vuajti prej vitesh qe i mori jetën disa muaj më parë , nuk mundi t’i zbehë imazhin e një artisteje mjaft të dashur për publikun.

Ndër rolet ku ajo spikati gjatë karrierës 20 vjeçare, renditen Ngjela tek “Komisari i Dritës”, Hatixheja tek “Tinguj Lufte , gruaja labe tek “Ata ishin kater”, mamaja e Asimese tek “Pertej mureve të gurta”, Lefka tek një “Shoqe nga fshati”.

Me imazhin e saj mjaft tërheqës dhe paraqitjen e kuruar, Papapavli mbahet mend për rolin e drejtoreshës tek filmi aq i dashur për fëmijë, “Shoku ynë Tili”, mamaja e Margarites tek “Dora e ngrohtë” dhe mësuesja e pianos tek filmi “Apasionata”.

Në teatër spikati në dhjetëra role si Olimbia tek “Karnavalet e Korçës”, Drita te “Drita”, Mara te “Toka jonë”, Deizi tek “Arturo Ui”, Ledi Milford tek “Intrigë dhe dashuri”, Adela te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, gjyshja te “Hijet e natës”, personazhi kryesor tek “Cuca e maleve”, etj.

Adhuruesit e kinemasë e kujtojnë atë me batutën e famshme”Thesin Aga!” në filmin “Përballimi”. Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”, me Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi I dhe dekorata të ndryshme./ATSH

Më Shumë

22 lidhje ilegale uji shkyçen nga rrjeti në rajonin e Prizrenit

Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” SHA kanë shkyçur 22 lidhje ilegale të ujit gjatë javës së fundit në rajonin e Prizrenit dhe komunat përreth....

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit, Ali Dula, pritet me entuziazëm nga qytetarët në treg

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Rahovecit, Ali Dula, zhvilloi një vizitë në tregun qendror të qytetit, ku u prit me...

Lajmet e Fundit