8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Anulohet Beerfest Kosova

Ndonëse ishte pritur me padurim nga qytetarët dhe ishte planifikuar të zhvillohej me datat 13, 14, 15 gusht, Beerfest Kosova, që sivjet do të zhvillonte edicionin e 10-të, është anuluar.

Sipas një komunikate nga organizatorët, shkak për këtë rezulton të jetë një vendim i Policisë së Kosovës që thotë se ky festival mund të paraqet rrezik për qytetarët.

Për më shumë, lexojeni komunikatën e plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës, me keqardhje ju njoftojmë se Beerfest. Kosova, edicioni 10, nuk do të mbahet.

Kjo vjen pas një vendimi të Policisë së Kosovës, që thotë se mbajtja e këtij festivali paraqet rrezik për qytetarët!

Ne si organizatorë nuk jemi dakord me këtë vendim dhe mendojmë që, Beerfest. Kosova në esencë nuk dallon nga aktivitetet dhe festivalet që po mbahen këto ditë në vendin tonë.

Përveç kësaj, ne i kemi marrë të gjitha masat e parapara dhe i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura që ky eveniment të mbahet në përputhje edhe me direktivat nga Ministria e Shëndetësisë dhe pëlqimet nga institicionet tjera sa i përket mbajtjes së aktiviteteve publike.

Sido që të jetë, duke e parë edhe rritjen e madhe dhe drastike në ditët e fundit të rasteve me Covid-19, nuk kemi zgjedhje tjetër veçse të respektojmë këtë vendim dhe ta pezullojmë mbajtjen e Beerfest.

Shpresojmë që në të ardhmen e afërt do të kemi ndryshime të rrethanave  dhe do të krijohen kushtet për mbajtjen e këtij evenimenti.

Duke ju uruar secilit nga ju shëndet, ju inkurajojmë që të vaksinoheni dhe urojmë të shihemi së shpejti.

Me respekt,
MODUS Event Management / Beerfest. Kosova

Më Shumë

Demetrius Conger përforcon Yllin

KB Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar përforcimin e radhës, duke prezantuar basketbollistin amerikan Demetrius Conger, raporton PrizrenPress. Klubi njofton se Conger vjen me përvojë dhe...

Gjykata e Prizrenit rivendos sërish paraburgim: 30 ditë për 9 të dyshuar për manipulim votash

Edhe pas kthimit të lëndës nga Gjykata e Apelit e Kosovës për rivendosje, gjyqtarja e procedurës paraprake në Gjykata Themelore në Prizren, ka vendosur...

Lajmet e Fundit