2.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Anulohet tenderi mbi 1 milion euro për ndriçimin publik në Komunën e Prizrenit

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar aktivitetin e prokurimit të Komunës së Prizrenit për instalimin e ndriçimit publik, si dhe riparimin e rrjetit ekzistues. Ky organ ka vlerësuar se për këtë aktivitet të prokurimit nuk ka pasur asnjë ofertues të përgjegjshëm, prandaj ka konstatuar se anulimi i tij është i pashmangshëm.

“Anulohet, njoftimi për dhënie të kontratës me titull: “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, të iniciuar nga Komuna e Prizrenit; dhe anulohet në tërësi ky aktivitet i prokurimit; ndërsa nëse edhe më tutje autoriteti kontraktues ka interes për të vazhduar me këtë aktivitet të prokurimit, të njëjtin mund ta ritenderojë konform dispozitave të Ligjit për Prokurimin Publik”, thuhet në vendimin e OSHP-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga 5 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 4 super filma të ndryshëm

Paraprakisht aty është theksuar se janë aprovuar si të bazuara ankesat e operatorëve ekonomikë “Multi Business Group”, si dhe “Afioni dhe Elektrostublla”, të cilat kanë pretenduar se në këtë aktivitet të prokurimit janë shkelur disa dispozita ligjore.

Në arsyetimin e vendimit, OSHP-ja ka bërë të ditur se pas pranimit të ankesave ka autorizuar ekspertin shqyrtues që të analizojë vlefshmërinë e këtyre pretendimeve. Eksperti shqyrtues ka paraqitur mendimin se Komuna e Prizrenit gjatë vlerësimit të ofertave në këtë aktivitet të prokurimit nuk ka respektuar në tërësi nenin 59 të LPP-së dhe se nuk ka asnjë ofertues të përgjegjshëm. Si rrjedhojë, ka rekomanduar anulimin e aktivitetit të prokurimit dhe eventualisht ritenderimin e tij nëse ka interes të mëtutjeshëm. Por përfaqësuesi i Komunës nuk është pajtuar me mendimin e ekspertit shqyrtues.

Më Shumë

Policia shqiptoi 1.963 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1963 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Dëmtohen disa varreza në Prizren, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Prizren pasi që të njëjtit dyshohet se kanë dëmtuar disa varreza. Sipas raportit policor, pas intervistimit, me vendim të prokurorit...

Lajmet e Fundit