19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Anwar Hadid “i dëshpëruar” pas ndarjes me Dua Lipën

Modeli, Anwar Hadid po pinte një cigare pasi kishte ngrënë drekë me një mik në Granville në Studio City, vetëm disa javë pas ‘ndarjes’ me Dua Lipën, ndërsa fansat në rrjetet sociale e quajtën të “dëshpëruar”.

Teksa, shijonte duhanin, modeli 22-vjeç, u pa duke biseduar në altoparlant, ndërsa kishte veshur një bluzë gri dhe një palë pantallona të zeza të me një zinxhir argjendi.

Anwar Hadid.

Ndërsa motrat e tij supermodele Gigi dhe Bella Hadid kanë vetëm disa tatuazhe, Anwar, i cili tashmë është zhvendosur në Los Angeles, u pa të kishte mbushur trupin me tatuazhe, mbi 30 sosh.

Anwar Hadid.

Ai po shoqërohej me një mik në një cep të rrugës, i cili kishte veshur një kapele të zezë bejsbolli, bluzë dhe pantallona të shkurtra.

Modeli është parë vetëm disa herë në publik që kur u zbulua muajin e kaluar se ai u nda me këngëtaren e “New Rules”, 26 vjeçen, Dua Lipën, pas dy vitesh lidhje.

Çifti u lidh për herë të parë në qershor të vitit 2019, por nga disa media si Deux Moi, u raportua se dyshja i ndanë rrugët e tyre.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa.

Po ashtu, kishte raporte se çifti ishte në krizë, dhe pretendohej se ata nuk e kishin parë njëri-tjetrin për tetë javë për shkak të agjendës së tyre të ngjeshur të punës.

Dua thuhet se ka qenë duke incizuar albumin e saj në Londër dhe në Los Angeles, ndërsa Anwar ka qenë në New York.

Duke e diskutuar ndarjen pas dy vitesh, një burim i afërt me çiftin zbuloi së fundmi për People se ata janë “aktualisht në një pushim nga njëri-tjetri”:

Në maj të vitit 2021, Dua zbuloi se ata u takuan për herë të parë në një Barbecue, por pasi ajo hyri në mesazhet e saj në Instagram dhe i ktheu Anwari-t mesazhin.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ismet Kryeziu letër të hapur për liderët politikë

Të nderuar kryetarë të partive politike që jeni pjesë e Kuvendit të Kosovës, Prej javësh, e muajsh, jemi dëshmitarë të një realiteti të pajustifikueshëm kushtetues...

UP-ja hap konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2025/2026

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin zyrtar për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve baçelor dhe master për vitin...

Lajmet e Fundit