21.4 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Apeli shpall të pafajshëm Limajn për rastin ‘Bellanica’

Gjykata e Apelit të Kosovës ka konfirmuar vendimin e Themelores se zëvendëskryeministri Fatmir Limaj është i pafajshëm në akuzën për veprën penale.

Apeli e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e prokurorisë kundër aktgjykimit të Themelores, të datës 9 mars 2018.

“Me anë të këtij aktgjykimi, F.L. është liruar nga akuza për veprën penale krimi i luftës kundër popullsisë civile, nga neni 142 lidhur me nenin 30 të LPJ, gjegjësisht krimet e luftës për shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët me Konventat e Gjenevës, nga neni 120 par.1 dhe par.2 nën par1. lidhur me nenin 129 par.1 nën par.1 dhe 2 të KPK, për shkak se nuk është provuar se ka kryer vepër penale. Gjykata e Apelit konstaton se aktgjykimi i shkallës së parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, dhe se në mënyrë të drejtë dhe të plotë është vërtetuar gjendja faktike, se i akuzuari F.L., nuk është kryerës i veprës penale”, thuhet në njoftim të Apelit.

Më Shumë

Liria mposht KEK-un në Prizren

Liria ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të javës së pestë të kampionatit, duke triumfuar ndaj KEK-ut me rezultat 2:0 në stadiumin “Përparim...

Me kërkesë të avokatit ndërpritet gjykimi në rastin “Kobra”

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte, me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit Dibran Hoxha, avokatit Florent Latifaj, është ndërprerë gjykimi në...

Lajmet e Fundit