9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit për vrasjen e dy kusherinjëve në Malishevë

Gjykata e Apelit ka njoftuar se e ka vërtetuar aktgjykimin lirues në rastin e Besim Malokut, i akuzuar për vrasjen e dy kushërinjve Bahri dhe Shani Maloku.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Apeli ka bërë me dije se ka gjetur se aktgjykimi i atakuar më ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispzotave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se drejtë po ashtu janë aplikuar dispozitat e të drejtës materiale.

“Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e prokurorisë, në rastin e të akuzuarit Be. M. Aktgjykimi lirues i Gjykatës Themelore në Gjakovë, sa i përket veprës penale veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 i Kodit Penal të Kosovës, është vërtetuar. Pjesa e aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë që ka të bëjë më akuzuarit Bl. M. dhe Be.M., për veprën penale (secili veç e veç) “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK-së, ka mbetur e paprekur. Ndërsa ankesa e përfaqësueses së autorizuar të palës së dëmtuar, është hudhur si e pa lejuar”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Vërtetohet aktgjykimi lirues në rastin e të pandehurve Be. M dhe Bl. M.

Prishtinë, 27 nëntor 2020 – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e prokurorisë, në rastin e të akuzuarit Be. M. Aktgjykimi lirues i Gjykatës Themelore në Gjakovë, sa i përket veprës penale veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 i Kodit Penal të Kosovës, është vërtetuar. Pjesa e aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë që ka të bëjë më akuzuarit Bl. M. dhe Be.M., për veprën penale (secili veç e veç) “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK-së, ka mbetur e paprekur. Ndërsa ankesa e përfaqësueses së autorizuar të palës së dëmtuar, është hudhur si e pa lejuar.

Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i atakuar më ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispzotave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se drejtë po ashtu janë aplikuar dispozitat e të drejtës materiale.

Sa i përket ankesës se palës së dëmtuar, Gjykata gjeti se ajo është e pa lejuar, ngase sipas dispozitave të KPP-së, i dëmtuari mund të paraqes ankesë lidhur me sanksionin penal, vetëm për kapituj të caktuar të KPRK-së.

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

Lajmet e Fundit