14.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shtator, 2024

Aplikimi në e-Kosova për librat, ky është reagimi i fundit nga MAShTI

Ministria e Arsimit ka reaguar pas hapjes së platformës për aplikim për 80 euro për blerjen e librave shkollor.

Por përderisa linku në E-Kosova nuk ka funksionuar, MAShTI thotë se janë në dispozicion edhe disa numrat të telefonit dhe një email adresë.

“Në shërbimin tuaj janë edhe numrat e telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth mënyrës së aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: [email protected]”, thuhet ndwr tw tjera.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar prindër,
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.
Aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore mund ta bëni në Platformën E-Kosova deri në fund të muajit shtator.
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Në shërbimin tuaj janë edhe numrat e telefonit pa pagesë për çfarëdo pyetje që mund të keni rreth mënyrës së aplikimit: 0800 30 900 si dhe emaili: [email protected]
MASHTI këtë vit shkollor do të sigurojë tekstet e reja për nxënësit e klasave 1-5, ndërsa për nxënësit e klasave 6-9 do të jenë në dispozicion tekstet e vitit paraprak. Për klasat 6-9, tekstet tashmë ndodhen në shkolla, dhe do t’u ndahen nxënësve sapo të fillojë mësimi.
Për secilin nga nxënësit filloristë (klasa 1-5), në total do të ndahen nga 80 euro, 50 euro për tekstet shkollore dhe 30 euro për mjetet mësimore. Ndërsa për nxënësit e arsimit në nivelin e mesëm të ulët (klasat 6-9) të cilët i kanë librat të siguruar nga viti paraprak, do të ndahen nga 30 euro për mjetet mësimore.
MASHTI do ta përcjell procesin e aplikimit me shumë vëmendje dhe do ta adresojë secilën sfidë që paraqitet, si në aspekt teknik e poashtu edhe përmbajtësor.
Në bashkëpunim me DKA-të dhe shkollat, do të sigurohemi që të gjithë fëmijët të jenë të pajisur me tekste shkollore.
Suksese!

Më Shumë

Totaj: Me ministrat e pamundur me kontaktu, vijnë në Prizren e nuk na vizitojnë në komunë

Nënkryetari i PDK-së dhe njëherësh kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se me ministrat e Qeverisë së Kosovës e kanë të vështirë të komunikojnë. Ai...

Fillojnë përgatitjet për mbjelljet vjeshtore

Përgatitjet për mbjelljet vjeshtore kanë nisur. Fermerët këtyre ditëve po e bëjnë lëvrimin e tokës, duke shpresuar në të korra të bollshme. Njëri ndër fermerët...

Lajmet e Fundit