Arb Manaj shpallet “Ylli i Javës”

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, çmim i dhënë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

 

 

Manaj fitoi titullin “Ylli i Javës” pas një performance të shkëlqyer në ndeshjen kundër FC Ballkani, ku asistoi në golin e dytë dhe shënoi golin e tretë, duke kontribuar në fitoren 2:3 të Dritës dhe duke siguruar 3 pikë të vlefshme për skuadrën, thuhet në njoftimin e FFK-së në Facebook.

Pas marrjes së çmimit, Manaj theksoi se ishte një fitore e rëndësishme ndaj Ballkanit, një skuadër që kishte dy vite e gjysmë pa humbur në fushën e vet.

Ai shprehu kënaqësinë për performancën e tij dhe theksoi se është më i lumtur që po ndihmon ekipin për të arritur rezultate pozitive.

“Jam i lumtur me performancën time individuale, por më e rëndësishmja është që po arrij ta ndihmoj ekipin,” tha Manaj për faqen zyrtare të FFK-së, duke shtuar se beson se skuadra mund të vazhdojë me fitore në ndeshjet e ardhshme.

 

Më Shumë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit