Arbër Rexhaj i thotë Igor Simiqit: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe s’ka kërkuar falje

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për të vazhduar shqyrtimin e pikave të mbetura nga seanca e kaluar.

Pika e tretë në rend të ditës është debati parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës, njofton Klan Kosova.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i ka thënë deputetit Igor Simiq nga Lista Serbe, se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe nuk ka kërkuar falje.

“Mënyra se si jeni këtu është jodemokratike, votat që i merrni i merrni me shantazh – këtë e dimë”.

“Ju nuk keni kërkuar falje për gjenocidin që keni bërë në Kosovë. Ju keni vrarë në Kosovë, keni masakruar, keni dhunuar, keni bërë gjenocid. Kur kërkoni falje si komb; atëherë jemi në rregull në kuptimin e kërkim faljes”.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj seance.

Më Shumë

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit. Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. TV Prizreni publikoi...

Lajmet e Fundit