2.2 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Arbëreshët synojnë UNESCO-n

Arbëreshët gjithë jetën e tyre kanë njohur dy atdhe, por mbi çdo gjë qëndron dashuria për Shqipërinë ndaj dhe janë treguar shumë “fanatik” në ruajtjen e vlerave kulturore dhe shpirtërore të tyre.

Shumë prej nesh i njohin ata si shqiptarët e Italisë së jugut, të cilët kanë ditur shumë mirë të transmetojnë identitetin kulturor tek brezat e rinj dhe të mbajnë gjallë aq shumë elemente përbërës, të cilët është shumë e vështirë t’i gjesh në një kulturë tjetër.

Së fundmi arbëreshët kanë kërkuar që vlerat e tyre jomateriale ta bëhen pjesë e UNESCO-s dhe si rrjedhim për këtë proces kërkojnë dhe ndihmën e Shqipërisë.

“Kërkojmë mbështetje si komunitet arbëresh, si një komunitet që i përket kulturës kombëtare shqiptare, një mbështetje politike për të mbrojtur propozimin tonë që ky komunitet të njihet nga UNESCO, si një vlerë jomateriale kulturore botërore”, tha Matteo Mandala, studiues dhe albanolog.

Hartimi i një plani e ka bërë këtë një proces edhe më të lehtë, pasi e ka hartuar vetë komuniteti duke u bazuar gjithmonë tek vlerat jomateriale që përcjellin.

Ky plan përmban brenda tij gjuhën, traditat, trashëgiminë kulturore dhe pasurinë natyrore, “pasuri” kjo e pakrahasuar me asnjë minoritet tjetër në Evropë.

“Deri më sot kemi punuar për të hartuar një platformë, një masterplan që e kemi gati dhe do ta shpallim zyrtarisht. Mbi këtë masterplan do t’i kërkojmë edhe ndihmën qeverive shqiptare dhe kosovare”, vazhdoi më tej Matteo Mandala.

Trashëgimia e pasur është në dokumente që ende nuk janë zbuluar, ndaj kjo thirrje për bashkëpunim u bë në një konferencë me temë “Identiteti shqiptar, sot në këndvështrimin global. Modeli i arbrit italian”. Dhe arbëreshët janë shpresëplotë në kërkesën e tyre. /Konica.al

Previous article
Next article

Më Shumë

Gashi: Hoti dhe Selmanaj po e dëmtojnë rëndë LDK-në, dyshime serioze për manipulim votash në Prizren

Nderim Gashi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Prizren, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë duke adresuar kritika...

Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Rahovec

Pas humbjes së gjyshit, këngëtarit Labinot Rexha i është mundësuar që të jetë prezentë në varrimin e tij. Lajmin e bën të ditur përmes një...

Lajmet e Fundit