14.6 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Arditi: “Përgatite çfarë intrige do bësh me shokun tënd Meridian”, Valeri: “Unë nuk kam asnjë shok”

BB ardit-valer-25.5Valeri dhe Ervini vazhdojnë gjatë ngacmimet mes tyre. Valeri flet me nënkuptime, teksa Arditi qesh tërë kohës dhe e quan “pervers”. Ervini e kupton lojën e Valerit për të folur me nënkuptime dhe i thotë se kanë gjashtë ditë të tjera për të debatuar bashkë.

Arditi ironizon afrimitetin e ditëve të fundit mes Valerit dhe Meridianit. “U përgatitët me shokun tënd të ngushtë për intrigat e kësaj jave?”, e ngacmon Arditi. Valeri thotë se nuk ka asnjë shok të ngushtë. Arditi vazhdon ngacmimet dhe pyet Valerin, nëse ka menduar sesi do ta ndajë 100 milionëshin me Meridianin. Ervini thotë se ai qesh me banorët, pasi japin mendime se kush do fitojë, por të gjithë për atë çmim kanë ardhur.

Valeri thotë se nuk e ka menduar momentin e ndarjes së çmimit, sepse nuk do t’i rritet mendja kot. Ai thotë se nuk do t’ia dijë për çmimin. “Atëherë pse nuk del nga dera e kuqe? Pse nuk deklaron se nuk e do çmimin?”, e ngacmon Arditi. Valeri thotë se ai po shijon çdo moment dhe nuk e mendon çmimin derisa të vijë momenti. Ervini e pyet nëse Valeri kënaqet që po e bën atë bisedë, apo po e bën për kamerat. Valeri përgjigjet se çdo bisedë e bën se ashtu mendon dhe nuk i intereson nëse duket keq apo bukur në kamera. “Unë jam i lirshëm dhe jam shumë rehat”, thotë ai. Arditi i thotë se ai vetë tha se nuk i intereson çmimi dhe më pas përpiqet të ndryshojë fjalët. Valeri shprehet se për atë çmimi ka ardhur, pasi 100 milionë do t’i ndryshonin jetën. Ervini i kërkon Valeri ta ftojë në fshatin e tij dhe ai ia premton.

Më pas banorët fillojnë të këndojnë këngë për “Vlorën”. Pasi këndojnë ata vendosin të flenë gjumë, sepse Valeri thotë se nesër ka orarin të kërcejë. Ervini përshëndet publikun dhe i uron natën e mirë. Arditi puth Julianën dhe flenë gjumë pranë njëri-tjetrit.

Më Shumë

Latifi viziton lokën 108-vjeçare në Kaznik të Rahovecit: Kosi, djathi, buka e misrit… e mbajnë të shëndetshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, realizoi një vizitë emocionuese në fshatin Kaznik, ku nderoi lokën 108-vjeçare, Sadije Bajrajt. Lokja, e lindur më...

Sonte në Prizren, finalja e parë mes Bashkimit dhe Trepçës

Super finalja e “Play-off”-it është qershia mbi tortë e këtij edicioni të ProCredit Superligës. Në finale do të përballen Bashkimi dhe Trepça, përkatësisht vendi i...

Lajmet e Fundit