Arifaj i Partisë së Fortë premton mbindërtime

Arifaj i Partis se FortKandidatit të Partisë së Fortë nuk i pëlqen që qytetarët të brengosen me problemet e qytetit.

“ Duhet të ekzistojë ndarja e pushtetit me qytetarët. Ata janë të brengosur mjaft me problemet e tyre, andaj edhe s’kanë pse të marrin pjesë në vendimmarrje ”, ka thënë Visar Arifaj mbrëmë në emisonin Rubikon të KTV-së.

Si problem kryesor të kryeqytetit Arifaj e ka parë numrin e lartë të drejtorive, që sipas tij ato duhet të reduktohen nga 11 në vetëm 3 të tilla.

Sa i përket mungesës së ujit në kryeqytet, Partia e Fortë nuk e sheh si problem dhe aspak të nevojshëm, sepse ky është një problem që thjeshtë nuk e preokupon partinë.

Një tjetër shqetësim i madh i kryetarit legjendar është edhe problemi i trafikut urban. Si problem kryesor ai e sheh pamundësinë e qytetarëve për të bërë gjiro në vendet ku ka kafiteri, dhe që Partia e Fortë ka synim ndërtimin e korseve të veçanta pikërisht në këto rrugë.

E veçanta e Partisë së Fortë është se ata kanë menduar për trafikun edhe në periudhën e dasmave. “Dasmat janë pjesë thelbësore dhe tradicionale e popullit tonë, andaj ne do të ndërtojmë edhe semaforë specialë, që drita e gjelbër të jetë gjithnjë e ndezur për automjete”, premtoi Arifaj.

E ndërtimet pa leje janë ato që ia japin karakteristikën e veçantë qytetit të Prishtinës, dhe se kur partia e tij do të marrë në menaxhim kryeqytetin do të ndërtohen mbindërtime të shumta. Ky është premtimi që pa hezituar e dha para auditorit televiziv Visar Arifaj i Partisë së Fort.

 

Kryetari legjendar shprehu edhe preferencat e tij nga kultura dhe arti, ku libri i tij i preferuar mbetet “Nga sfida në sfidë “ e Behgjet Pacollit, ndërsa filmi “ Nëntori i dytë”.

Më Shumë

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit