Arilena Ara fiton Fest’ 58 – shkon në Eurovizion

Arilena Ara është shpallur fituese e Fest ’58, Festivali i Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës që këtë vit do të mbahet në Hollandë.

Kënga e saj “Shaj” duket se ka qenë më e pëlqyera nga 12 këngët e natës së tretë. Lajmërimi se Ara ishte fituese e edicionit të sivjetëm u prit me duartrokitje dhe ovacione, ndërsa vetë artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta.

“Kjo është për ju”, tha ajo duke ngritur kupën. Në vend të dytë u ngjit Elvana Gjata dhe në vend të tretë Sara Bajraktari.

Arilena Ara është popstari që vit pas viti i ka dhuruar publikut shqiptar hite nga më të bukurit. Ajo numëron mbi 154 milion shikime me këngë si “Nëntori”, “I’m sorry”, “Nallane 3”, “Aeroplan”, “Rroke Toke”, “Snow in December” etj. Këngëtarja shkodrane ka kryesuar klasifikimet ndërkombëtare në rrjete si Shazam apo Itunes për javë me rradhë me këngën “Nëntori”, këngë kjo që i preu biletën për festivalet prestigjoze “Europa Plus” në Rusi dhe “Astana Dausy” në Kazakistan në vitin 2016. Albumi i saj i parë me 5 këngë festash i dha Arilenës mbi 5 milion klikime e hite si “Zemër” apo “Snow in December”.

Më Shumë

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit