Muajt e fundit të vjeshtës nuk po i pengojnë arinjtë t’i vizitojnë lagjet e banuara në komuna të ndryshme të Kosovës. Në Bllacë të Suharekës vizita e këtyre kafshëve është bërë shqetësuese.

Express Kredi nga BiCredit

Shtëpia e Sami Çollakut është vetëm 10 metra larg bletishtës. Ai thotë se arinjtë që lëvizin 3 apo 4 në tufë, i vijnë pothuajse çdo natë, ndërsa i kanë dëmtuar mbi 40 koshere të bletëve.

“Shqetësim i imi ka qenë jo vetëm te bletët por edhe rreth shtëpijave, familjes, ariu ik një kohë por kthehet prapë”, tha Çollaku.

Hajrush Suka, përfaqësues i fshatit Bllacë, thotë se shqetësimet e banorëve janë shumë të mëdha, pasi që, në këtë territor, është vërejtur rritje e numrit të arinjve.

“Krejt kjo si pasojë ose rrjedhojë e mungesës së ushqimit, këtë vit kemi pasur ngrica të vonshme pranverore, të cilat kanë ndikuar në rënien e rendimentit sidomos te pemët e egra në mal”, theksoi Suka.

Në këtë periudhë, sipas Sukës, arinjve u duhet edhe ta tresin ushqimin, gjë që e sigurojnë përmes pickimeve të insekteve, arsye pse sulmojnë bletaritë.

“Pos ushqimit, ariut për me dimëru i nevojitet acidi i thneglave e që merret prej insekteve, nga bleta, bubrreci, grajzi, anza”, tregoi ai.

Megjithatë ariu i murrmë mund të shkaktojë edhe dëme në njerëz dhe stalla.

“Edhe në njerëz edhe në kafshë ariu sidomos i ziu është i rrezikshëm e duhet pasur kujdes”, shtoi ai.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Vizita e mysafirëve të paftuar, arinjve, është vërejtur edhe në disa komuna të tjera, si në Dragash dhe Mamushë.

Skënder Sadikaj nga Shoqata e gjuetarëve të Suharekës, i tha RTK-së përmes telefonit se, tashmë që ka filluar sezoni i gjuetisë, janë angazhuar ekipe profesionale, që me qentë që i posedojnë, t’i frikësojnë për t’i mbajtur ata larg zonave të banimit. Përndryshe, rritja e numrit të arinjve menaxhohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren