Arrestohen 15 aktivistë të Vetëvendosje-s

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se janë dëmtuar 55 vetura të shtetit të nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në kontekst të kësaj, PK-ja bënë të ditur se i ka arrestuar 15 aktivistë të kësaj lëvizje.

“Sot, më 11.09.2015 rreth orës 11:00, rreth 40 persona, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosja kanë hyrë me dhunë brenda oborrit të objektit të ish-‘Rilindjes’. Personat e dyshuar kanë filluar që t’i dëmtojnë gomat e veturave me targa zyrtare. Me këtë rast janë dëmtuar gomat e 55 veturave. Gjatë aktivitetit për ta menaxhuar me këtë situatë dhe gjatë kryerjes së detyrës, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. Gjatë këtyre zhvillimeve janë shoqëruar për në stacion policor 15 persona, të cilët po intervistohen sipas proceduarve të parapara dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të kryhen në pajtim me ligjin”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Lajmet e Fundit