Arrestohen dy shtetas të Turqisë në Prizren

Policia e Kosovës dhe inspektorët sanitarë janë të angazhuar në monitorimin e zbatimit të masave anti-COVID, të vendosura nga Qeveria, në të gjithë territorin e vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, jo rrallë ata përballen me rezistencë dhe pengohen nga qytetarët të cilët nuk i respektojnë këto masa.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë rreth orës 22:00, në Prizren.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë së këtij rajoni kanë bërë të ditur se në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit, janë arrestuar dy persona të dyshuar për për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës”.

Këto burime thanë për Sinjalin se të dyshuarit, të cilët janë shtetas të Turqisë, i kishin penguar inspektorët që po monitoronin zbatimin e masave antiCOVID.

Sinjali mëson se dy të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit.

Më Shumë

Bullgaria fiton Eurovisionin, Alis u rendit i 13-ti

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual...

Totaj pret ambasadorin slloven, diskutohen projektet në arsim dhe zhvillim ekonomik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur ambasadorin e Slovenia në Kosovë, Borut Blaj, i shoqëruar nga Milena Radenkovi?. Sipas tij, gjatë takimit është diskutuar...

Lajmet e Fundit