Gjashtë persona janë arrestuar brenda 24 orësh në regjioni e Prizrenit. Policia e Kosovës, njofton se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren dhe Gjakovë.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës
Rr. “Ëilliam Ëoker”, Prizren 28.10.2014-08:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej dy viteve.
Rr. “Ëilliam Ëoker”, Prizren 28.10.2014-11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
•Rahovec 28.10.2014-14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimin e përcaktuar nga gjykata është liruar.
Fshati Medvec, Prizren 28.10.2014-10:00. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit në kohëzgjatje prej 16 ditëve.
Fshati Bubavec, Malishevë 28.10.2014-12:30. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Pejës në kohëzgjatje katër (4) ditëve.
Drenoc, Rahovec 28.10.2014-15:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimin e përcaktuara nga gjykata është liruar.