Arrestohen katër zyrtarë doganor dhe katër kontrabandistë në Vërmicë

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me hetuesit e Doganës, pas një hetimi disa mujor duke përdorur teknikat speciale të hetimit dhe vëzhgimit, ka arritur që me datë 27.05.2019 t’i arrestoj katër (4) zyrtarë doganor të Pikës Doganore në Vërmicë – Prizren dhe katër (4) qytetarë, dy prej tyre shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Zyrtarët doganor me inicialet H.D., B.M., D.H., dhe A.Z., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndërsa, katër të dyshuarit tjerë, dy prej tyre shtetas të Republikës së Shqipërisë, me inicialet M.A., V.S., V.S. dhe L.Rr., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, “Tregtia e ndaluar” nga neni 305, paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” nga neni 318 paragrafi 2, lidhur me nenin 31, të KPRK-së,

Prokuroria Themelore ne Prizren, për tetë (8) personat e lartëcekur ka lëshuar Aktvendim për Ndalim, dhe të dyshuarit do të mbahen 48 orë në ndalim deri në një vendim tjetër.

Më Shumë

Bunarfest nis me pastrimin e shtratit të Lumbardhit në Prizren

Edicioni i ri i Bunarfestit ka nisur në Prizren me aksionin tradicional për pastrimin e shtratit të lumit Lumbardh, duke mbledhur qytetarë, të rinj...

Malisheva nënkampione, Llapi në barazh, kjo është tabela e Superligës

Më ndeshjet e sotëm tashmë edhe zyrtarisht është mbyllur sezoni 2025-2026 në Superligën e Kosovës në futboll. Tashmë dihet verdikti përfundimtare i këtij sezoni. Vëmendja kryesore...

Lajmet e Fundit