10.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Arrestohen në Francë 7 anëtarë të Brigadave të Kuqe Italiane

Shtatë pjesëtarë të grupit terrorist të së majtës ekstreme italiane në vitet 1970 janë arrestuar në Francë. Ky zhvillim vjen pasi këta militantë të grupit majtist janë strehuar prej vitesh në gjithë Francën.

Ngjarja pritet të sjellë një zhvillim të ri në marrëdhëniet Paris-Romë. Strehimi i militantëve të Brigadave të Kuqe, ka qenë një ndër aspektet kryesore të ndasive Francë-Itali, që kur ish-presidenti francez, Francois Mitterand, vendosi t’i hapë dyert grupimit ekstremist në 1985.

Italia në fakt, e ka kërkuar kaherë kapjen dhe ekstradimin e tyre sa më të shpejtë.

Tashmë, 50 vjet më pas, kemi një çast historik, i cili e bën presidentin aktual francez, Emmanuel Macron, kreun e parë të shtetit që merr këtë vendim, duke i arrestuar eksponentët majtist.

Nga zyra e Macron-it bëhet me dije se ka pasur bisedime disa mujore për kapjen e “brigadierëve”. Akuza që ngrihet ndaj tyre është ajo për “krime të përgjakshme”.

Kryeministri i ri në detyrë në Itali, Mario Draghi, ka vendosur marrëdhënie pune të afërta me presidentin francez gjatë muajve të fundit.

“Kujtesa e atyre krimeve barbare është e gjallë në ndërgjegjen italiane”, shkruhet në deklaratën për shtyp nga Presidenca franceze.

Sipas një këshilltari të Macron-it, gjithçka u bë e mundur falë një klime të re besimi midis dy shteteve.

Ministri i Drejtësisë në Francë, Eric Dupond-Moretti, deklaroi më pas se ai ishte “krenar që ishte pjesë e këtij vendimi, i cili do t’i lejojë Italisë të kthejë faqen e përgjakshme të historisë”.

Çfarë ishin Brigadat e Kuqe?
Brigadat e Kuqe (Brigate Rosse) kanë qenë një grup i armatosur gueril i të majtës ekstreme në Itali. Ata janë të akuzuar për krime të dhunshme, ku ndër më famëkeqët, radhitet rrëmbimi dhe vrasja e ish-kryeministrit italian, Aldo Moro.

Të formuar në vitin 1970, Brigadat e Kuqe kërkuan të krijonin një shtet revolucionar nëpërmjet sulmeve të armatosura. Ndër kërkesat, edhe ajo e largimit të shtetit italian nga NATO-ja.

Sabotime, vjedhje bankash, rrëmbime dhe vrasje, janë pjesë e qasjes së brigadistëve gjatë viteve ‘70-‘80. Rreth 50 persona janë vrarë gjatë këtij intervali kohor në Itali.

Ata u shpërndanë në qytete, si Roma, Genova apo Venezia. Numri i aktivistëve u rrit ndjeshëm në Itali dhe aventurat e tyre kriminale e shënjuan historinë e Italisë.

Kulmimi i brigadistëve ishte pikërisht vrasja e Aldo Moro-s në vitin 1978. Të maskuar si punonjës të Alitalia-s, ata rrëmbyen Moro-n dhe vranë pesë truproja të tij. Pas 54 ditësh pengmarrje dhe një mungese bashkëpunimi nga Qeveria Italiane e asaj kohe, Brigadat e Kuqe vendosën të vrisnin Moro-n dhe të humbnin gjurmët.

Në fillim të viteve 1985, anëtarët filluan t’i drejtoheshin Francës, ku dhe iu garantua imunitet ndaj ekstradimit, nga ish-presidenti francez Mitterand.

Ky ishte një vendim, i cili kurrë nuk u kuptua nga opinioni publik dhe faktori ndërkombëtar.

Por, tashmë, katër dekada më pas, kemi një kapitull të ri të historisë, i cili hap dyert e ekstradimit të brigadistave për në Itali. /Albanianpost.com

Më Shumë

Futbollisti shqiptar futet në historinë e Dinamos së Zagrebit

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është bërë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te skuadra e Dinamos...

Leverkuseni i Xhakës hesht Romën

Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis kryeqytetit të Italisë. Leverkuseni...

Lajmet e Fundit