17.6 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Rruga e Bashkimit dhe Penzës drejt finales së madhe

Bashkimi dhe Penza do të përballen sonte në ndeshjen më vendimtare të edicionit.
Sonte në Prizren zhvillohet finalja e pestë e Play-offit në EBC Ligën e Femrave, ku kush e fiton këtë përballje do të fitojë titullin e kampionit.

Takimin e parë e fitoi Penza në Prizren 63:84, kurse sfidën e dytë në Pejë e fituan vashat prizrenase 65:70. Në takimin e tretë skuadra prizrenase fitoi sërish 74:63, duke kaluar në epërsi 2:1, ndërsa ndeshjen e katërt e fitoi skuadra pejane 72:58, duke bërë që fituesi dhe kampioni të shpallet të enjten në Prizren.

Në gjysmëfinale Bashkimi mundi Vëllaznimin dy herë, kurse Penza eliminoi Prishtinën në dy ndeshje.

Bashkimi përfundoi garat e rregullta në vendin e parë me 18 fitore dhe dy humbje, ndërsa Penza në vendin e tretë me 17 fitore dhe shtatë humbje.

Në garat e rregullta këto dy skuadra u ndeshen katër herë, ku tri herë fitoi Bashkimi dhe një herë Penza.

Pasluftës Bashkimi e ka fituar gjashtë herë titullin kampion, kurse Penza e ka fituar tri herë. Ndeshja Bashkimi-Penza zhvillohet nga ora 19:00 dhe do të transmetohet në ArtMotion dhe Kujtesa.

Më Shumë

Policia Ushtarake e Karabinierëve patrullon në Prizren

Policia Ushtarake e Karabinierëve e caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe, pjesë e misionit të KFOR-it, rregullisht zhvillon patrulla në Prizren me qëllim të...

Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i AAK-së në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Prizren ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të brendshme...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit