Arrestohen në Suharekë dy persona për prerje ilegale të pyllit, në bjeshkën e Bukoshit

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten dy persona, pasi dyshohen të kenë prerë ilegalisht pyll në Suharekë si dhe u janë sekuestruar dru.

Sipas Policisë personat e dyshuar kanë qenë duke e transportuar një traktor me dru, ku të njëjtit nuk i kanë poseduar dokumentet e nevojshme të kërkuara nga autoritetet pyjore të Suharekës.

Me urdhër të prokurorisë, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar.

“Arrestohen dy persona për prerje ilegale të pyllit dhe sekuestrohen dru

Prizren, 13 Korrik 2023

Sektori i Hetimeve Stacioni Policor në Suharekë në rrugë operative-hetimore ka arritur ti siguroj disa fotografi ku persona te dyshuar me traktor bartin dru ilegalisht, dyshohet se këta dru janë prerë në vendin e quajtur “Kodra e Hanës” në bjeshkën e Bukoshit, Suharekë.

Me datë 13.07.2023 Sektori i Hetimeve ka arrestuar dy të dyshuar ne fshatin Maqitevë, të cilët me urdhër te prokurorit janë intervistuar, është hapur rast Vjedhje e Pyllit”” , ndërsa dy te dyshuarit B.A. dhe I. A. me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar.

Gjatë arrestimit të personave të dyshuar, hetuesit policor kanë vërejtur një traktor i cila ka pas një ngarkesë me dru, nga poseduesi i këtyre druve janë kërkuar dokumentet përkatëse të por i dyshuari nuk i posedonte, janë njoftuar autoritetet pyjore të KK Suharekë të cilët e kanë bërë konfiskimin e druve.

Vlen të ceket se I dyshuari B.A. ka pas edhe dy urdhëresa aktive nga Gjykata për te cilat është njoftuar ekipi i Sektorit Policor Stacioni Suharekë te cilët janë marr me rastin.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më Shumë

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit