20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Arrestohen një vëzhgues dhe një komisioner në Malishevë, dyshohen për shitblerje të votës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit të Shtetit, policia ka ndaluar dy persona në Komunën e Malishevës, për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 214 i KPRK-së, raporton Gazeta Express.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se dy të arrestuarit janë një vëzhgues dhe një komisioner nga qendra e vendvotimit në Gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shitblerje të votës.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, të njëjtit janë në ndalim.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet për media.

Më Shumë

Beteja vendimtare për finale: Bashkimi dhe Bora sonte për një vend ndaj Trepçës

Sonte zhvillohet ndeshja vendimtare e serisë së dytë gjysmëfinale në “Play-off”-in e elitës së basketbollit kosovar, ku Bashkimi pret Borën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Seria...

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në...

Lajmet e Fundit