17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Arrestohen pesë persona të dyshuar për terrorizëm

Sot, rreth orës 01:40, në magjistralen Prishtinë – Gjilan, konkretisht në afërsi të liqenit të Badovcit, njësitet relevante policore fillimisht kanë ndaluar dhe njëherit arrestuar tre persona të dyshuar, me dyshimin e bazuar për përfshirje në vepra penale, që sipas kodit penal të Kosovës ndërlidhen me terrorizëm.

“Personat e dyshuar kanë qenë në posedim të dy veturave, njëra e tipit Golf (II) ndërsa tjetra e tipit Passat, që të dyja me ngjyrë të kuqe, të cilat më pastaj janë konfiskuar në cilësi të provave materiale”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

“Për të kryer hetime intensive lidhur me rastin, me kohë janë inkuadruar të gjitha njësitet relevante policore, duke përfshirë edhe njësitet kundër terrorizmit të cilët si rezultat i punës së pandërprerë kanë arritur që të arrestojnë edhe dy (2) persona tjerë të dyshuar, të cilët kanë qenë të ndërlidhur me tre (3) personat e parë të arrestuar”.

“Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente dhe pesë (5) personat e dyshuar, tanimë të arrestuar janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore”.

“Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime të mëtutjeshme dhe për këtë arsye nuk mund të japim më shumë informacione”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm...

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet,...

Lajmet e Fundit