17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Kerry: Rusia po mundohet të ndezë zjarr të ri

Gjenerali Dunford dhe Sekretari i Shteti Kerry, ripërsëritën rrezikun që vjen nga Rusia jo vetëm për SHBA, por edhe për Ballkanin. Kerry rikonfirmoi se vija e zjarrit janë Kosova, Mali i Zi, Maqedonia.

Java që lamë pas shënoi një rënie të re në marrëdhëniet Amerikano-Ruse që sipas shumë analistëve aq shumë janë ftohur sa tashmë janë kthyer në periudhën e ‘luftës së ftohtë.’ Ftohjes së mëtejme i kontribuan vetoja ruse në Këshillin e Sigurimit në rezolutën për Srebrenicën që e cilësonte si gjenocid vrasjen e 8 mijë myslimanëve boshnjakë nga forcat serbe dhe deklarata e të nominuarit për shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, gjeneralit Joseph Dunford i cili tërhoqi vërejtjen për kërcënimin më të madh që i vie vendit nga Rusia.

Gjenerali Dunford tha se ‘sjellja agresive e Rusisë dhe arsenali i saj bërthamor e bëjnë atë si vendin me kërcënimin më të madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Gjenerali Amerikan i bëri këto deklarata të enjten në një seancë konfirmuese të Senatit rreth emërimit të tij në postin e shefit të shtatadhorisë së ushtrisë.

Pothuajse gjatë gjithë seancës kurdo që shtroheshin pyetje nga senatorët rreth kërcënimeve për SHBA-të, Gjenerali Dunford përsëriste rrezikun që vie nga Rusia, duke e karakterizuar si një nga vendet e pakta në botë, apo ndoshta i vetmi që konsiderohet si një kërcënim për SHBA-të.

Për rrezikun që paraqet Rusia jo vetëm për SHBA-të, por edhe për Ballkanin, në shkurt foli edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry poashtu gjatë një seance në Senat kur tha se Rusia po mundohet të ndez një zjarr të ri duke i kthyer disa vende në anën e saj dhe këtë e cilësoi si një veprim të rrezikshëm. I pyetur të ishte më specifik për vendet në vijën e zjarrit, Sekretari Kerry tha se ato ishin Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia./RTK/

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Lajmet e Fundit