4.9 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Arrestohen tre persona në Mamushë, policia u gjeti marihuanë dhe armë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mamushë, pasi që të njëjtit kishin kërkuar nga një person tjetër të blejë substancë narkotike nga ta, dhe e kishin kanosur.

“Me 23.10.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar sipas tij i dyshuari me dy të dyshuar të tjerë kanë kërkuar nga viktima të blej substancë narkotike nga ta.

Policia ka arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovar dhe në veturat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substancë narkotike marihuanë me peshë 77.74 gram një revole pa fishekë si dhe gjëra të tjera që lidhen me rastin, po ashtu janë konfiskuar edhe dy veturat e të dyshuarve”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Më Shumë

18 vjet shtet

Sot Kosova feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008 në një mbledhje të jashtëzakonshme Kuvendi njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran...

49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit