4.4 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Tefik Tarashaj betohet si kuvendar i Komunës së Prizrenit

Kuvendari i ri i PDK-së, Tefik Tarashaj, ka dhënë sot betimin për herë të parë si anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit, duke u zotuar për përkushtim dhe transparencë në shërbim të qytetarëve.

Në fjalimin e tij pas betimit, Tarashaj theksoi përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve dhe interesit publik.

Express Kredi nga BiCredit

“Sot pata nderin të jap betimin për herë të parë si Kuvendar i Komunës së Prizrenit. Ky është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe ndaj jush dhe ndaj qytetit tonë”, shkruan ai.

Tarashaj premton angazhim të palëkundur për zhvillimin e Prizrenit dhe ndihmën për familjet në nevojë:

“Do të jem zëri i qytetarëve – i drejtë, i palëkundur dhe i angazhuar për të mirën e përbashkët, për një Prizren edhe më të zhvilluar. Fjalën e dhënë do ta mbaj: gjatë gjithë mandatit tim katërvjeçar, të gjitha të ardhurat nga angazhimi në Kuvendin Komunal do t’i ndaj me pesë familje në nevojë”.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për Prizrenin, së bashku me kryetarin Shaqir Totaj”.

Ai falenderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe premtoi se do të punojë me përgjegjësi dhe transparencë gjatë gjithë mandatit.

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Totaj për mandatin e ri: Besoj dhe shpresoj për performancë të mirë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret një performancë të mirë  të  qeverisjes  në këtë mandat. Ai tregon se  procesi i krijimit dhe funksionalizimit të strukturave...

Ring i zjarrtë sonte: Amarildo Bakaj gati për betejën me italianin Morandi

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, do të përballet sot, e shtunë, 17 janar, me italianin Francesco Morandi, në një duel që premton spektakël dhe histori. Ky...

Lajmet e Fundit