12.8 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Arrestohen tre të dyshuar për incidentin në Lazarat

Forcat e RENEA-s kanë arrestuar mëngjesin e sotëm tre persona të tjerë që dyshohet se hapën zjarr ndaj forcave të policisë në Lazarat ku mbeti i vrarë Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë.

Personat janë ndaluar pas një urdhri të nxjerrë nga prokuroria, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me vëllezërit Aliko qëlluan në drejtim të forcave të policisë.

Të ndaluarit janë Klodian Selimi, 19 vjeç, Dervish Gaba, 20 vjeç, Elvis Boçi, 19 vjeç, banues në Lazarat.

Forcat RENEA dhe ato të FNSH po vijojnë operacionin në Lazarat duke ushtruar kontroll të imtësishëm në çdo banesë të fshatit me qëllim kapjen e personave të përfshirë në sulmin me armë ndaj policisë që lanë të vrarë një efektiv të RENEA dhe plagosën 2 të tjerë.

Operacioni ka rifilluar dje në mëngjes me dhjetëra forca policore, të cilat gjatë një natë më parë kishin bllokuar pikat kyçe të hyrje-daljeve në Lazarat.

Disa makina policia dhe mjete të blinduara kanë ndaluar në qendër të fshatit për të vazhduar më pas kontrollet në zonat e dyshuara ku ndodhen anëtarët e grupit të zjarrit./Shekulli/

Më Shumë

Prizreni kërkon pikët e plota të para në Suharekë

Nesër, në orën 15:00, FC Prizreni udhëton drejt Suharekës për t’u përballur me KF Suhareka në kuadër të xhiros së 7-të të Raiffeisen Ligës...

Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar sot një përson të dyshuar për disa raste të veprave penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë në...

Lajmet e Fundit