Tunizia mbyll 60 xhami

Pas një sulmi terrorist në Tunizi ku mbetën të vdekur 39 persona, autoritetet do të mbyllin rreth 60 xhami në të cilat dyshohet se po nxitet dhuna.

Kështu ka njoftuar kryeministri i këtij vendi, Habib Essid, sipas të cilit, xhamitë, që veprojnë jashtë kontrollit të shtetit e po përhapen me shpejtësi, do të mbyllen brenda një jave.

“Disa xhami vazhdojnë të përhapin propagandën dhe helmin e tyre për të promovuar terrorizmin. Ne do të reagojmë ndaj atyre grupeve që veprojnë jashtë kornizave kushtetuese”, tha Essid, raporton Top Channel.

Duke folur për sulmin e së premtes, shefi i qeverisë tuniziane saktësoi vetëm se shumica e viktimave ishin shtetas britanikë, por nuk dha detaje të tjera.

Në sulmin e një dite më parë, një person i armatosur hapi zjarr ndaj turistëve në qytetin turistik Souse, duke vrarë 39 persona. Përveç shtetasve britanikë mes viktimave ka edhe vendas, gjermanë, belgë, francezë dhe të paktën një irlandez.

Atentatori u qëllua për vdekje nga policia. Autoritetet deklaruan se ai ishte një student i panjohur më parë për policinë. Ky ishte sulmi i dytë i madh ndaj turistëve në Tunizi që prej muajit mars, kur militantët vranë 22 persona në muzeun e kryeqytetit Tuniz.

Më Shumë

Banorët nisin të mblidhen për protestë – Pacolli iu tha se do të diskutojë me ta për laurën në rrugën për në Prevallë

Disa qytetarë kanë nisur të mblidhen për të protestuar kundër vendosjes së laurës në rrugën Prizren–Prevallë. Në disa pamje të publikuara nga mediumi lokal, RTV...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Lajmet e Fundit