10 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Arrestohet hajni i pistoletës në Lugishtë të Hasit

Një person është arrestuar në Lugishtë të Hasit. Ai dyshohet për vjedhje të pistoletës.

“Pas një pune intensive policia ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojnë të dyshuarin B. Q. pasi që i njëjti më 12/08/2016 deri sa ishte tek familjarët e tij në aheng familjarë në fshatin Lugizhtë të Hasit, nga automjeti pronë e viktimës S. M, i dyshuari kishte përvetësuar në mënyrë të paligjshme një pistoletë Modelit Beretta-92-FS-Compact-L-Type—M9A1 i kalibrit 9 mm me numër serik Ber-692313 dhe një karikator me 8 fishek të kalibrit të njëjtë”, njofton Policia.

“ Pistoleta posedon leje zyrtare e lëshuar nga MPB-ja, e cila është pronë e viktimës së cekur më lartë. Në konsultim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti i krimeve të rënda, rasti shkon me procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aulona Muhadri kompleton sirtarin e trofeve me Ligën Unike

Pas një karriere të pasur me sukses, kapitene e Bashkimit, Aulona Muhadri, ka arritur fitimin e trofeut të shumëpritur të Ligës Unike, duke kompletuar sirtarin...

Ballkani shkëlqen ndaj Dritës, rikthehet në krye të tabelës

Ballkani ka shënuar fitore të madhe në derbi ndaj Dritës me rezultat të thellë 3:0, në kuadër të Albi Mall Superliga e Kosovës, duke...

Lajmet e Fundit