19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Arrestohet i dyshuari për shitje të drogës në Suharekë

Policia ka arrestuar dy persona për drogë në Suharekë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi një prind ka raportuar djalin e tij të mitur për posedim të narkotikëve.

Pas arrestimit u zbulua se 17-vjeçari kishte blerë qesen me narkotikë për 20 euro nga një person tjetër, i cili pas një periudhe të shkurtër u arrestua nga Policia.

Sinjali mëson nga burimet e veta brenda Prokurorisë se personi që u arrestua nën dyshimet për shitje të drogës është, F. A. 21 vjeçar.

21 vjecari bashkë me të miturin janë dërguar në stacion policor për intervistim lidhur me veprën për të cilën ngarkohen, ndërkohë që policia ka sekuestruar edhe disa prova që lidhen me rastin.

Burimet bëjnë të ditur se janë sekuestruar qese me marihuanë, telefon dhe mbi 400 euro para të gatshme të cilat u gjetën tek i dyshuari kryesor.

Pas intervistimit, 21 vjeçari që po dyshohet për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve, Prokurori i Shtetit ka dhënë urdhër për ndalim prej 48 orësh, ndërsa i mituri është liruar dhe do të hetohet në procedurë të rregullt.

Më Shumë

“Hasi Jehon” çel siparin, mbrëmë nisi nata e parë e festivalit treditor në Gjonaj

Mbrëmjen e së premtes, në fshatin Gjonaj të Hasit, filloi edicioni i 37-të i festivalit tradicional folklorik “Hasi Jehon”, një nga ngjarjet më të...

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit