20.8 C
Prizren
E hënë, 15 Gusht, 2022

Flet britaniku që publikoi mesazhet e Arta Nitaj: Nuk i pëlqeu që e refuzova, më tha gay

Youtuberi i njohur britanik Teddy Grey, i cili publikoi një bisedë private lidhur me Arta Nitajn, ka folur për herë të parë për skandalin që bëri bujë në media ditën e djeshme.

Ai publikoi disa mesazhe, në të cilat pretendohet se modelja nga Kosova shet trupin për 5 mijë euro.

Të gjitha këto mesazhe që zhvillohen mes Arta Nitajt dhe një personi shqiptar që thuhet se ka fjetur me të kundrejt pagesës, janë bërë publike në Instagramin e Teedy Grey. Në një intervistë për Expuls.mk, Grey tregoi njohjen me modelen dhe arsyen e publikimit të këtyre mesazheve eksplicite.

“Njohja ime me Artën erdhi përmes një shoqeje të përbashkët, mirëpo nuk dolëm bashkë kurrë. Ajo ishte e paguar për një takim, i cili nuk u realizua kurrë. Nga aty ajo shprehu qartë pëlqimin për mua, por unë nuk tregova aspak interes, gjë që e zemëroi atë jashtëzakonisht shumë”, ka thënë ai.

“Ajo filloi të më flasë për mënyrën se si janë burrat në të vërtetë duke i cilësuar si “derra”, por sa për ironi të fatit si mund ti quaj në këtë mënyrë, kur ajo vet ua ka shitur trupin e saj burrave të tjerë, dhe duke vazhduar të postoj foto gati lakuriq, si mund që ajo ti fajësoj burrat për mënyrën se si ata sillen.

Ajo tregon, jo vetëm nga veprimet e saja, por edhe ndaj shumë gjërave të tjera, se nuk e ka problem të seksualizohet nga meshkujt kur kjo i sjell para”, tha Teddy. Ndër të tjera, ai thotë se Arta e ofendoi me fjalë të rënda ngaqë nuk i kushtoi vëmendje, duke e sulmuar në mënyrë të paarsyeshme.

“Pas të gjitha ndodhive, unë nuk u mora fare më me hipokrizinë e saj, dhe në vend që të sqarohej si një e rritur ajo kaloi në ofendime duke më thënë “gay i ndyrë” dhe më pas më bllokoi. Unë kam një grua dhe 2 fëmijë, kështu që lidhja me Artën nuk më interesoi kurrë.

Fakti që nuk i kushtova kurrë vëmendje e lëndoi aq shumë egon e saj, saqë ajo u sulmua në mënyrë të paarsyeshme”, përfundoi Teddy Grey, raporton abcnews

Më Shumë

Totaj: Për shkak të Hekuran Muratit, komunat po rrezikohen të mbesin pa buxhet

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Financave dhe Tranfereve që të lëshoj Qarkoren e dytë...

Prizren, arrestohen dy persona pasi shtien me armë zjarri në ahengun familjar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy person në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se kishin shtënë me armë në aheng familjar. Në njoftimin e Policisë...

Lajmet e Fundit